Tanë këto Fishtolog, tanë këto studjues të Fishtës, tanë këto njohës të përsosun të veprës dhe mendimit Fishtian, si more nuk e morën kurrë guximin me e shkrue nji artikull apo me e ba nji studim të mirëfilltë për teologjinë, mendimin filozofik , artistik dhe religjoz që trajton Fishta në veprat e veta????? Mah!
Fishta, miq e dashamirë, nuk ka me kenë kurrë i plotë në mendimin shqiptar nëse nuk studjohet Atë Gjergj Fishta, deri tash kena studjue -keq boll’ Gjergj Fishtën, tash ka ardhë koha me studjue Atë Gjergj Fishtën.
Nuk ndahet Gjergj Fishta nga Atë Gjergj Fishta.
1- Veç në “Lahuten e Malcis”, deri në faqen 406 përmendet 200 herë (në forma të ndryshme) emni i Zotit;
2- Lahuta nise me << Cubat>> (kanga e parë) e rreshti i parë i kësaj kange nisë me emnin e Zotit:
“Ndihmo, Zot, si m’ ke ndihmue”;
3- Lahuta mbaron me kangën ‘Konferenca e Londonit’, rreshti i mbramë i kangës :
“Si premtue kisht’ Perendija:
Prap zoje n’vedi duel Shqypnia”.
4- Volontarizmi françeskan?
5- Ngjashmëritë me teologjinë e Bonaventures?
Pra, Lahuta nisë e përfundon me ZOTIN: Exitus a Deo, reditus ad Deum
6- Koncepti antropoligjik i ‘inkulturimit’ që trajtohet në “Lahutë”?
7- Nuk po hy me e tjerrë ma gjatë me prozën dhe ‘shënimet e artit’…
Fishta, tashma, nuk ka ma nevojë për studime amatoriale por për studime të mirëfillta shkencore. Mendime kot, se unë nuk jam Fishtolog. /Publikuar në Facebook nga Dom Anton KODRARI/