Ka ndërruar jetë i plagosuri pak momente më parë në Fier nga të shtënat me armë. Sipas BalkanWeb mësohet se viktima dyshohet të jetë Demir Backa pronar i nje lokali ne qender te Fierit.
Pak më parë ajo raportoi se në Bypass-in e Fierit në këto momente po digjet nje mjet që dyshohet të jetë i autorëve. Fieri u trondit mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë ku fillimisht mbeti i plagosur një 50-vjeçar i cili ndërroi jetë në spital.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.
Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.