Dashi
Këtë ditë të parë të javës, duhet të rrisni përpjekjet për t’u imponuar: qetësia që ju karakterizon do t’ju ndihmojë. Jeni rehat me veten dhe në harmoni me trupin tuaj… Ky është drejtimi i duhur.
Demi
Do të ketë një tendencë për të analizuar tërësisht egon tuaj të brendshme, dhe kjo do t’ju lejojë të kanalizoni energjinë tuaj në mënyrë konstruktive. Kjo do t’ju heqë edhe energjinë fizike duke e shfrytëzuar për mirë.
Binjakët
Këtë të hënë 25, ndryshimet në marrëdhënie do të jenë të mira për mirëqenien tuaj të brendshme: miqësia nga ana tjetër do të forcohet. Duhet të bëni disa ushtrime, të punoni më shumë dhe muskujt!
Gaforrja
Merrni kohën që ju duhet, për të zgjidhur problemet që kanë lindur por duket se janë të thella. Është koha për të ecur përpara, jeni në formë të mirë psikologjike dhe ndiheni mjaft të ekzaltuar.
Luani
Thellësia e argumentimit të bindjeve tuaja do të jetë bindëse dhe do mund të shpreheni pa modesti të rreme, mesazhi do të arrijë në destinacionin e tij. Kujdesuni për sistemin tuaj të tretjes dhe hidhini një sy dietës tuaj.
Virgjëresha
Do të jetë e nevojshme të mendoheni gjatë para se të nisni diçka: bëni një përpjekje, largohuni nga vorbulla përreth, për të arritur atje ku synoni! Ritmi juaj aktual gjithashtu ju shtyn ta teproni, kështu që mendoni të relaksoheni sa më shumë kur ta keni të mundur.
Peshorja
Fati do të jetë me ju në veprimet që do të ndërmerrni këtë të hënë – është koha të mendoni për një investim financiar dhe të riorganizoni bilancin tuaj. Dëshira juaj për të pasur çdo gjë nën kontroll do të pakësojë rezervat e energjisë që keni.
Akrepi
Bisedat me partnerin do të përpiqeni t’i parashtroni në mënyrë instinktive dhe delikate duke i çuar aty ku dëshironi. Është koha për të zbuluar planet tuaja.
Shigjetari
E keni rritur ca si shumë “piacën” duke synuar lart e më lart. Duhet të mbështeteni vetëm tek vetja për të arritur qëllimin që keni dhe do t’ia dilni.
Bricjapi
Qetësia relative është e favorshme për një vlerësim të përgjithshëm të ndjenjave tuaja. Përqendrohuni në gjërat thelbësore: detyrimet duken të lodhshme…
Ujori
Gjendja shpirtërore do t’ju bëjë të shmangni pengesat. Këtë të hënë do të duhet të tregoheni filozof dhe kjo do t’ju sjellë fat. Nga ana tjetër duhet të merrni kohë për t’u përqëndruar më shumë në veten tuaj.
Peshqit
Duke përdorur imagjinatën do të jeni në gjendje të gjeni një mënyrë për ta bërë veten të kuptueshëm, pa pasur nevojë të shqetësoni askënd dhe as të keqkuptoheni nga ndokush. Jeni duke qëndruar në formë të qëndrueshme dhe energjitë tuaja janë në ekuilibër.