Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Sipas policisë, aksidenti u regjistrua rreth orës 20:15 në rrugën Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës”, ku një automjet përplasi për vdekje këmbësorin Pal Vathi, 55 vjeç.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Rrilës” , automjeti me drejtues shtetasin A.I., banues në Shkodër ka përplasur këmbësorin shtetasin Pal Vathi, banues në Lezhë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.