Ditën e sotme, në Shkodër është zhvilluar një ceremoni e thjeshtë, ku është dorëzuar një makinë e transformuar tashmë në bibliotekë të lëvizshme. Makinat e konfiskuara krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, po kthehen në biblioteka të lëvizshme.
Republika Federale e Gjermanisë përmes GIZ-së po mbështet Shqipërinë në luftën kundër flukseve të paligjshme financiare, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në zona veçanërisht të prekura.
Riperdorimi i aseteve të konfiskuara për qëllime sociale, po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Shkodër, Agjencinë Shqiptare për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara dhe Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.