Facebook ka njoftuar se do të ndryshojë emrin e platformës, ajo do të quhet “Meta”. Kompania, e cila e ka bërë të ditur këtë ndryshim përmes një konference nga themeluesi Mark Zuckerberg, ka thënë se emri i ri përshtatet më shumë me atë që bën tani.
Po ashtu kompania ka bërë të ditura edhe planet për një botë online në të cilën njerëzit do të mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një ambient virtual, kryesisht përmes përdorimit të disa kufijve të veçanta.
Ndryshimi i emrit vjen pas disa historish negative, të bazuara në dokumentet që janë publikuar nga një ish-punëtore, raporton BBC.
Frances Haugen, e cila ka punuar më parë për kompaninë, e ka fajësuar atë se ka prioritet përfitimin përpara sigurisë.