Para pak minutave, Shqipëria është lëkundur nga dy tronditje termeti. Njoftimi bëhet nga Qendra Europiane për Monitorimin e Termeteve, ndërsa të dhënat e para janë në tabelat e mëposhtme.
Termeti i parë është regjistruar rreth orës 08:04 dhe ka qenë i magnitudës 3.3 sipas shkallës Rihter dhe lëkundjen janë ndjerë edhe në Tiranë.
Vetëm pas pak minutave, në 08:10 është ndjerë edhe lëkundja e dytë, më e fortë se e para, me magnitudë 4.7 ballë Rihter. Nga informacione paraprake, duket se në të dy rastet, epiqendra ka qenë në Shqipërinë e Mesme por lëkundjet janë ndjerë edhe në Dibër.
Ndërkohë, deri në këto momente nga autoritetet nuk ka informacione për dëme.