Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të dielë me pamje nga rruga e re e Thethit. Në postimin e kreut të qeverisë në rrjetet sociale ai thotë se rruga ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve, por edhe një nevojë e e përmbushur për atë shëmbëlltyre të bukur të turizmit malor.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me rrugën e re të Thethit, një kërkesë e kahershme e banorëve punëtorë, po edhe një nevojë e vjetër tanimë e përmbushur për atë shëmbëlltyre të bukur të turizmit malor, ngritur në vite me mendjen e artë e me duart e palodhura të banorëve të zonës, ju uroj një të diel të qetë😍”, shkruan Rama.