Festivali “Luleborë” i organizuar nga Bashkia e Shkodrës, ka ulur siparin e tij edhe për këtë edicion. Për dy netë, në skenën e Teatrit “Migjeni” këngëtarët kanë prezantuar krijimet e tyre para publikut dhe jurisë profesionale.
Eventi, tashmë i kthyer në një traditë për muzikën shkodrane e shqiptare, ka patur një interes mjaft të lartë. Ndërkohë, për suksesin e tij, përveç Bashkisë Shkodër dhe Teatrit “Migjeni”, janë angazhuar edhe personalitete të artit dhe të muzikës në veçanti.
Natën e dytë, juria profesionale ka patur edhe punën më të ështirë, përzgjedhjen e këngës më të mirë në mes të kësaj buqete të mrekullueshme me këngë. Çmimin e parë e ka “rrëmbyer” një emër i rëndësishëm i muzikës, siç është edhe Rezarta Smaja me këngën“Si n ‘anderr”, muzika Florent Boshnjaku. 0rkestroi Florent Boshjaku, teksti Arjola Zadrima. Duke publikuar disa foto, fituesja Smaja përcjell në rrjetet sociale këtë mesazh:
Per here te dyte, pata fat te kendoj kengen fituese te ketij festivali. E ne fakt, ndjehem shume e lumtun dhe e previlegjuar per kete bashkepunim me nji nga kompozitoret ma te mire te muzikes shqipetare, i cili kete vit pasuroi Festivalin tone “Lulebore” dhe mua me dhuroi nji Perle nga ato ma te bukurat ,qe vetem Maestro @florentboshnjaku di te beje. Flm shume mjeshter 🙏🙏🙏😊
Per autoren e tekstit, Nuk kam fjale per pervecse ky shpirt i bukur ( sic me pelqen mu ti them) diti si te prekte shpirtin tim me cdo fjale te saje . Faleminderit , Arjola Zadrima ❤️🙏
Ju jam mirnjohese per besimin dhe forcen qe me keni dhene te dy. Flm atyre qe sollen kete kenge tek une.
Faleminderit pafundesisht dirigjentit Gridi Kraja per mbeshtetjen gjate provave dhe gjithe festivalit. 🙏🙏🙏😊
Mirnjohje dhe falenderim per jurine e nderuar per vleresimet dhe dashamiresine qe treguan me te gjithe artistet e “Lulebore” 2021.
Faleminderit edhe njihere @maestro @shpetimsaracii , maestro Markelian Kapidani- @dodecarmonia , Orkestres se festivalit “Lulebore” dhe @mariodeda – s per punen e madhe qe kane ba ne kete festival, duke dhane nji tjeter dimension dhe tjeter nivel ketij festivali te rendesishem ne qytetin tone.
Ju jemi mirnjohes per gjithcka 🙏🙏🙏🙏
Flm @teatri_migjeni_shkoder , Shkoder dhe publikut te tij qe me dhuron gjithmone dashni ne skenen e ketij Teatri dhe jo vetem… 🙏🙏🙏🤗🤗🤗🤗
Flm @sedmir.selmani – Make Up Artist.
Dhe @saraj_style Boutique Shkoder per kujdesin e tyre ne grim floke dhe veshje.
Falenderime pafundesisht per te gjithe. 🙏🙏🙏