Pas humbjes së zgjedhjeve, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, por edhe i kryetarit të Lidhjes Socialiste Demokrate.
Në një konferencë për mediat, Zaev u shpreh se është krenar për anëtarësimin e vendit në NATO dhe rezultatet në proceset integruese të Bashkimit Evropian.
Ai tha se, do të qëndroj derisa të krijohet një shumicë e re parlamentare.
Po ashtu ai bëri të ditur se nuk do të ketë zgjedhje të reja parlamentare, raporton agjencia e lajmeve Ina.