3 të vdekur dhe 11 të plagosur është ky bilanci i aksidenteve rrugore këtë të diel. Brenda pak orësh, janë regjistruar disa aksidente në rrugët e Shqipërisë.
Rreth orës 14:00 në Durrës një i moshuar u përplas nga një mjet, drejtuesi i të cilit ishte i dehur. Vetëm pak minuta më vonë një tjetër aksident u shënua në aksin Qafë Thanë-Librazhd ku mjeti minibus me drejtues shtetasin është përplasur një furgon drejtuesi i të cilit humbi jetën. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin minibus.
Disa orë më vonë një tjetër aksident shënohet në Durrës. Policia bëri me dije se në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip “Audi” me mjetin tip “Golf”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Glof”.
Por nuk mbaron këtu. Në Krujë një makinë tip “Benz” përplasi për vdekje një këmbësor i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje ndërsa drejtuesi i mjetit u largua.
Nga aksidentet nuk u përjashtua edhe kryeqyteti ku në “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist 25 vjeç.
Ndërkohë në autostradën Rrogozhinë-Durrës një makinë tip “BMË” ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”. Për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi i “BMË” të cilin e shoqëruan në spitalin e Kavajes me ambulancë.
Ndërsa vetëm pak minuta më parë në aksin Gjirokastër-Tepelenë automjeti tip “BMV”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. I., 33 vjeç.