Fort të dashtun miqt e mi në FB. Unë mora pjesë në Festivalin LULEBORË në Shkodren teme. Unë nuk fitova asnji çmim. Ajo që më ka lanë mbresat ma të thella po kam dëshirë me i nda me ju si më kenë tuj fol me vedi. Mbresat ma të thella janë pritja ma madhështore që më bani Shkodër- locja jeme. Asht njaja PRITJE e mos ma shumë prej shkodranëve të mi. Mrekullija jeme asht populli jem, jetë e mot i kjosha fjalë.
Çdo darkë mbas provave shkojsha tek Kisha e Madhe e kryeja njetin tem, ul tek nji pemë me nji rrumullak stoli të drunjtë. U shplodhsha në shpirt, mjaftë strese e ankth tanë dita për pregatitjen e kangës në të tanë drejtimet. Mbresë e pashlyeshme, e pashlyeshme që e ulun ndejun në stol më asht afru nji burrë, e më ka thanë: “A don me ta hapë Kishën e hyn e lutu!!! Veç do të jeni pa drita”. Po, thashë, megjithë qejf. Kurrë nuk do t’a provoj ma atë ndjesi hyjnore në vendin ku çdokush don me e mbështet shpirtin.
I dyti impakt ka kenë dita tuj u largu, pa dal prej Shkodre, në makinë pra, na u desht me ndal për disa kontrolle që kishte nevojë makina. Zbrita nga makina se nuk më pëlqen më pritë mbrend në makinë, edhe shoh me andje Shkodrën teme në largim, e ndoshta 20 hapa ma ndej, shoh nji TYRBE. Gëzohem e i afrohen kadal e kadal, dera e gardhit ishte hap, tri kam shkallë edhe fill shoh Hyrjen.
Fola çka pata dëshirë, dola kadal kadal, kur kthehem më u largu, përkarshi ishte nji Xhami e vogël, dera e hapin, askush, u afrova, pashë nji djalë tuj mu afrua e fill i thashë: “Unë nuk jam myslimane, kam dëshirë me prek diçka këtu”. “Po, po, po- më tha- megjithë qejf, urdhnoni mbrendë”.
Hyna, qetësi absolute.
Dojsha veç me ba njetin tem, çka nana ma ka mësu qysh fëmi barazinë e shenjtë në nji Zot. Djali më drejtoi tek nji dhomë ku ishin krerët besimtarë. Mbeta, i thashë: Unë besoj në Zot. “Mirëseerdhe më thanë”, madje Hoxha më tha: “Bixhin e kam shok”. Më respektuan fort. Kreva njetin tem njaq sa deshta e përshpejt. U largova e lumtun. Shkodra jeme, përherë e jemja!!! /Publikuar në Facebook nga Justina ALIAJ/