Shkodra është fidanishte e prodhimit të talenteve në shumë fusha, sidomos në art. Provat janë të shumta dhe të shtrira në kohë. Mes tyre, është edhe festivali lokal i këngës për fëmijë “Akullore Fest”. Rrugëtimin e nisin në vitn 2014 dhe tashmë, po bëhet gati për edicionin e tij të 7- të. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, drejtori organizativ Anton Kaftalli, ka përcaktuar edhe etapat.
Kështu, deri me 30 nëntor, kompozitorë dhe teksshkrues janë të mirëpritur të dorëzojnë krijimet e tyre për pjesëmarrje në këtë festival. Në formatin partiturë dhe tekst, ato duhet të jenë gati deri në ditën e fundit të nëntorit. Kjo, sepse festivali lokal i këngës për fëmijë “Akullore Fest” do të organizohet me 22 dhjetor 2021, në edicionin e 7- të tij.
Organizator i eventit është Shoqata Kulturore “Mark Kaftalli” dhe duhet thënë, se festivali ka tërhequr vit pas viti interesin e krijuesve por edhe të interpretuesve të vegjël. /ShkodraWeb/