Moti për ditën e hënë, 8 nëntor 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën perëndimore. Era do të jetë me dArejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 11/21°C
Zona e ulët 12/26°C
Zona bregdetare 17/24°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari