Angjelin Sterkaj, autori i vrasje së Armando Beqirit më 13 shkurt të vitit 2021 në Reykjavík, është dënuar me 16 vite burg nga gjykata islandeze.
Përpara gjykatës, Sterkaj ka pranuar vrasjen dhe ka deklaruar se e kreu atë për arsye personale, pasi ndihej i kërcënuar nga Armando Beqiri dhe një person tjetër. Krahas dënimit me burg, ai do të duhet t’i paguaj familjes së viktimës shuma të ndryshme dëmshpërblimi.
E dashura e Sterkaj dhe dy persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje u lanë të lirë nga ana e gjykatës për mungesë provash.
Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit.
Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë në Rauoageroi, rreth orës 23:57. Beqiri sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Viktima mori nëntë plagë nga ekzekutimi me armë zjarri që iu bë nga Angjelin Stërkaj, duke përfshirë plagë në organe vitale, kokë dhe trup.
Sipas një raporti paraprak pas ekzaminimit mjeko-ligjor, në vendin e vrasjes u gjetën nëntë gëzhoja, 33-vjeçari ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. I ndjeri shkoi në Islandë në dhjetor të vitit 2014 dhe pasi mësoi gjuhën, u njoh me një femër dhe u martua, me të cilën pati një fëmijë dhe priste një të dytë.