Mesohet emri i arbitrit qe eshte caktuar per te vendosur drejtesi ne ndeshjen e fundit te javes se 8-te te “Abissnet Superiore”, asaj ne mes Egnatias dhe Vllaznise qe do te startoje sot ne ora 13.45 ne “Arena Egnatia” te Rrogozhines.
Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit ia ka besuar kete ndeshje arbitri te kolegjiumit te Tiranes Kreshnik Barjamaj. Nderkohe asistente te tij do jene Renato Malaj i kolegjiumit te Vlores dhe Xhuljo Mani i kolegjiumit te Tiranes.
Arbiter i katert ne kete takim do te jete Olti Çela nga Lushnja ndersa vezhgues i arbitrave durrsaku Idriz Gashi dhe delegat i Federates do te jete Alban Tafaj.
Ne sistemin VAR nderkohe eshte caktuar te jete durrsaku Florian Lata ndersa ne sistemin AVAR tiranasi Denis Rexha. Shkodranet shpresojne shume qe gjithçka te shkoje mire sa i takon arbitrimit sepse ne takimet e fundit ne fakt kane patur pretendime rreth tij.