Dy muaj pas ngjarjes ku u perfshi ish kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba janë zbardhur edhe targat e atentatorëve me motor.
Gazetari Julian Kasapi shkruan për A2CNN se disa kamera sigurie larg vendit ku dhe ndodhi atentati, autorët janë pikasur duke ndjekur Hubën që lëvizte me një automjet Mercedes-Benz
Ata kanë pritur deri sa 54 vjeçari të dilte nga një prej kafenetë e zonës. Pasi i afrohen dhe i dalin paralel në një distancë të afërt, autori i ulur në sediljen e pasme të motorit e qëllon me 2 plumba në këmbë. Motori kishte targa angleze.
Nga ekzaminimi i pamjeve filmike hetuesit e Policisë së Shkodrës kanë dalë në përfundimin se autorët të dyshuar me pagesë nuk kanë pasur qëllim ta ekzekutojnë Hubën por vetëm ta plagosin. Gjithsesi ngjarja nuk ka ende një autor