Profesionisti në qoftë se do që të jetë apo perfeksionohet si i tillë, mund të vizitohet a trajtohet nga psikiatri, psikologu e fizioterapisti, ta zgjedhi vetë. Kur profesionalizmi mungon aty ku paguhet që të shfaqet, atëhere bota ka krijuar dhe njeh mekanizmin e të ashtëquajturave në anglisht “penalty”.
Këto janë penalltitë e verteta, jo ato 11- metërshat, por sanksionet sidomos financiare të cilat rregullojnë marrëdhëniet mes palëve kontraktore në biznes, pjesë e të cilit është dhe futbolli, kur profesionalizmi shfaqet i mangët nga sa parashihet në kontraten përkatëse mes palëve nënshkruese.
Kaq e thjeshtë është zgjidhja!
Dhe është absolutisht me ligjorja, më e mira, më e pastra, më logjikja e korrektja, por sidomos më efikasja në marrëdhëniet kontraktuale. /Nga Roland LUÇI, ish- sulmues i Vllaznisë dhe i Kombëtares/