Lideri historik demokrat, Sali Berisha, njoftoi mbajtjen e Foltores së Sarandës të premten në orën 17:00. Takimi do të mbahet në Hotel Mediterranean. Njoftimi vjen pak orë pasi depozitoi tek kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka 4200 firma për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD- së.
Njoftim
Neser diten e Premte me daten 12 nentor ne ora 17:00 ne qytetin e Sarandes ne Hotel Mediterrane do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Sarande te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb