Katër vite më parë, në moshë të re dhe krejt papritur, u nda nga jeta këngëtari i mirënjohur i Malësisë së Madhe dhe i Veriut, Arben Delaj. Lajmi i kobshëm krijoi dhimbje tek të gjithë ata që e njohën direkt apo përmes artit të tij. Nytarisht, dhimbja më e madhe ishte për familjen, të afërmit, miqtë e të njohurit e Arben Delaj.
I konsoliduar si një emër shumë i rëndësishëm i muzikës por edhe si drejtues pasionant i institucioneve kulturore në Malësinë e Madhe, udhëtimi i Arben Delaj u ndërpre në moshën 48 vjeçare, kur ishte në kulmin e forcave të tij si njeri dhe artist.
Në këtë 4 vjetor janë të shumtë ata që e kujtojnë. Nga familja e tij, të fërmit, miqtë e shokët, e ndjejnë mungësën e Benit apo Betit siç e thërrisnin ata që e njihnin që në vogëli. Ikja e parakohshme e Benit, ishte një humbje e madhe edhe për trevën e Malësisë së Madhe, ku ai spikaste mbi të tjerët me talentin e interpretimet e tij.
Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta në vitin 2018, Bashkia Malësi e Madhe i akordoi titullin e lartë “Qytetar Nderi” Arben Delajt. Përmes artit të tij, krijimeve të shumta, koncerteve ku mori pjesë brenda e jashtë vendit, Arben Delaj vazhdon të jetë në mes nesh. Edhe pse fizikisht, çdokujt që e ka njohur i mungon shumë një kafe me të. Përveç të tjerave, për të shijuar humorin e tij unikal. /ShkodraWeb/