Një ndeshje shumë e dobët e Shqipërisë përballë Anglisë mbrëmjen e sotme. Kuqezinjtë nuk po bëjnë asgjë më shumë në 45 minutat e para veçse po shohin teksa topi hyn e del në rrjetën e tyre të mbrojtur nga Strakosha.
Një ndeshje e dobët, pa impenjim, pa nerv dhe në amulli të plotë. Një ndeshje e turpshme edhe për një ekip totalisht amator. Vendasit janë plotësisht zotër të fushës dhe ia dalin të shonojnë sa herë që e kanë synim.
Në 45 minutat e para, janë shënuar 5 gola, tre prej të cilëve nga Kejn, njëri më i bukur se tjetri. Për shksk dëmtimesh, dolën nga fusha Bare dhe Kumbulla.
45 minutat e dyta priten thjeshtë për të vijuar numërimin e golave, duke shpresuar që të mos shkojmë në rekordin më negativ të Kombëtares, humbjes 0- 8 me Gjermaninë.