Shqipëria është mundur me një rezultat të turpshëm 5-0 ndaj Anglisë në “Uembli” në një sfidë për t’u harruar që kthen kuqezinjtë 40 vite pas.
Shqipëria nuk pësonte 5 gola në pjesën e parë të një ndeshje që nga viti i largët 1981, por sot u përsërit një gjë e tillë në ndeshjen ndaj anglezëve të cilët bënin gjithçka në fushën e lojës ndaj kuqezinjve të cilët kapitulluan pa kushte që në minutat e parë të sfidës.
Bilanci mund të kishte qenë edhe më i rëndë, nëse anglezët nuk do të vendosnin që të ulnin ritmin në pjesën e dytë, duke mos u shfaqur më thumbues para Strakoshës dhe duke mbyllur këtë sfidë me vetëm 5 gola.
Ato i mbajnë në vendin e parë në grup, teksa kthejnë me këmbë në tokë Shqipërinë.