Në sallën operative të DVP Shkodër është marë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gjin Guri, ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale)
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.
Kush është Gjin Guri?
Ai ka qenë në kërkim nga organet e rendit pasi ai është i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtie pa leje të Armëve luftarake” dhe “Kanosje”. Arrestimi u bë i mundur pak vite më parë në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës.
Mësohet se gjatë arrestimit Guri nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të rendit. Policia kishte informacion paraprak për venndndodhjen e tij dhe rrethimin e banesës e ka bërë orët e para të mëngjesit në vitin 2015.
Gjin Guri dyshohet edhe si kultivues I bimës narkotike në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Gjatë kontrolleve të policisë në fshatin Shosh ai për të shmangur kontrollet në parcelat e tij të kanabisit qëlloi me armë zjarri drejt policisë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk u shënuan të lënduar në njerëz.