Në rrjetet sociale sapo është shpërndarë një njoftim për zhdukjen prej dy ditësh të një zonje. Ka qenë vetë vajza e gruas së moshuar që ka dhënë alarmin, duke publikuar edhe foton e nënës së saj. Në publikimin e saj në Facebook, vajza shkruan:
Ju lutem te gjithve miqt e mi kerkoj te me ndihmoni …ka dy dite mami qe nuk eshte kthyer ne shpi..kush e ka pare ne elbasan ju lutem me zemer se po vuajme shume te mari ne kte numer ose te lajmeroj policin.0697345726…eshte dhimje e tmerrshme shpresoj shume qe ta gjej me ndihmen tuaj ju lutem shperndajeni ne miqt tuaj ju lutem…faleminderit nga zemra kush do me ndihmoj
Jeni të lutur ta shpërndani sa më shumë këtë njoftim që sa më shumë njerëz ta shohin dhe ta lexojnë. Të ndihmojmë, të gjithë bashkë, që zonja të rikthehet në shtëpi dhe vajza, familja e të afërmit e saj të rifitojnë qetësinë.
Çdokush që e sheh apo ka informacion për vendndodhjen, është i lutur të njoftojë vajzën e saj në numrin e mësipërm ose të telefonojë në rajonin më të afërt të Policisë së Shtetit.