Moti për ditën e mërkurë, 17 nëntor 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 3/12°C
Zona e ulët 8/19°C
Zona bregdetare 12/19°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari