Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit njofton: Më datë 14.10.2017, nga Seksioni kundër Narkotikëve në D.V.P.Lezhë, në bashkëpunim me FNSH Tiranë, pas një pune të mirorganizuar bazuar në informaciome policore, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e personit të shpallur në kërkim:
– Nin Lalaj, vjeç 38, banues në Lezhë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me vendim datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurimit personal atë të “Arrest në burg”, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Shkodër për veprime të mëtejshme proceduriale.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2046736402279387/