Pse bëni sikur qani për vrasjen makabre të ëngjëllit 8 vjeçar në Fier? Pse aktroni sikur u dhimbset fëmijëria e atdheut tuaj?
A nuk i vrasim ne çdo ditë fëmijët me mësuesit injorantë militantë mediokër nëpër shkolla?
A nuk i vrasim ne çdo mbrëmje fëmijët me lajmet dhe programet e llahtarshme televizive?
A nuk i shtypim ne me papërgjegjshmërinë dhe me makinat tona nëpër rrugë fëmijët?
A dini ju ndonjë seancë parlamentare apo ndonjë rezolutë ekskluzive politike-sociale kushtuar fëmijëve shqiptarë?
A dini ju ndonjë ministri apo institucion publik të mirëfilltë që merret me hallet e fëmijëve shqiptarë?
A dini ju ndonjë listë pedofilësh dhe të sëmurësh mendorë që policia shqiptare mban nën mbikqyrje si të rrezikshëm për fëmijët?
A i ke numëruar sa lypsa fëmijë ke në rrugët e qytetit tënd dhe a ua di hallet e abuzimeve ndaj tyre…
Ja pra të gjitha këto janë gropa të hapura ku ne i varrosim të gjallë fëmijët tanë. Ndaj fshi lotët, mbyll gojën, hap mendjen dhe vepro për fëmijët e atdheut tënd! /Nga Bledi MANE/