Një aksident është regjistruar në aksin Shkodër-Vau i Dejës, në afërsi të fshatit Stajka. Mësohet se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën.
Në aksident mësohet se janë përfshirë një motor dhe një makinë, ku pas përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Policia ka bërë shoqërimin e shoferit e makinës.
Aksi në fjalë, i frekuentuar shumë nga mjetet motorike por edhe motorët nga banorët e zonës, janë shpesh burim aksidentesh, jo rrallë edhe me pasoja fatale.
Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga komunikata zyrtare e Policisë së Shkodrës, raportohet se viktima është Shefik Zagani.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.
Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.