Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, i ka ftuar sot gratë demokrate të vendit të marrin pjesë në bashkëbisedimin “Foltorja” për forcimin e PD-së, takim që do të mbahet ditën e diel, më 21 nëntor në Tiranë posaçërisht për problemet e tyre.
Berisha njoftoi sot në përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në Facebook:
“Ditën e diel, më 21 nëntor, ora 17:00, në hotel Rogner, salla Antigonea, do të mbahet Foltorja me Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë. Ftoj gratë demokrate të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, ka theksuar ai në përfundim.
Më herët, Berisha ka organizuar një “Foltore” me një tjetër organizatë partnere të PD- së, Forumin Rinor të Partisë Demokratike.