Tetë persona janë vënë në pranga, mes tyre dy djem dhe gjashtë vajza, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “North Forex”, nga Policia e Shkodrës.
Gykata e Shkodrës ka dhënë masën “Detyrim Paraqitje” për të tetë të arrestuarit e operacionit “North Forex” të zhvilluar dy ditë më parë në qytetin verior.
Operacioni goditi një rast të mashtrimit të qytetarëve të huaj, nga Call centerat në Shqipëri, për investimet në bursa. Personat e arrestuar dhe ata në kërkim janë nën akuzë për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike.
Mësohet se në krye të kësaj skeme mashtrimi ishte një shtetas polak. Burimet thanë se përmes mashtrimit kompjuterik ata u shkaktonin dëm shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.
Policia tha se “vijon puna për evidentimin e të gjitha subjekteve call center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit”.
TE ARRESTUARIT
Në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompiuterike u arrestuan shtetasit:
1.Elisa Kolndreu
2. Olda Shpendi
3. Aishe Baci
4. Senada Alija
5. Sonila Alija,
6. Ervin Osja,
7. Nikolin Toma
8. Ysniela Dalipi
Gjithashtu u be shpallja ne kerkim dhe po punohet per kapjen e shtetasve
1. Pawel Wziontek, (shtetas polak)
2. Alma Sokoli, (bashkejetuesja e tij)
3. Klodian Memo