Ardian Mema mendon se nuk ka asnjë lloj aleance mes Tiranës dhe Dinamos, siç u aludua para ndeshjes së Kupës. Në “Sport News Plus”, ai theksoi se një gjë e tillë nuk kishte kuptim, aq më shumë në këtë pikë të sezonit.
“Vllazninë dua të shoh me ekipet e forta se e mundi Tirana, barazoi me Teutën, me Partizanin. E them se jam zhgënjyer se ekipi është ndër skuadrat që luajnë më bukur, por më ka zhgënjyer totalisht me Tiranën. Bën futboll të bukur e spektakolar, por duhet të jetë më pragmatiste.
Është ekip që do konkurrojë deri në fund, por kemi një lloj dyshimi nëse do të jetë e fortë sa vjet dhe aq konkurruese sa t’i afrohet kreut dhe a do të vazhdojë të bëjë surprizën e të kthejë besimin në këtë ekip.
Në jetojmë në Shqipëri dhe thonë që e shiti Real Madrid. Nuk ka pikë logjike se është shumë herët për aleanca. Mund të bëhet dhe ka ndodhur, por që janë bërë në katërshe apo finale, ta bësh tani nuk ka asnjë lloj kuptimi.
Tirana fitoi kundër Dinamos dhe e superoi në çdo aspekt, pavarësisht se është eliminuar nga Kupa. Ajo doli me kokën lart, ndeshja duhej të mbaronte në favor të Tiranës. Ndaj nuk ka anë psikologjike të keqe, edhe pse u eliminua nga Kupa”, tha Mema.