Në prag të thirrjes së dy kuvendeve të jashtëzakonshme brenda PD-së, Radio Televizioni Ora dhe Antonio Noto publikon sondazhin që jep një situatë të qartë brenda partisë më të madhe në opozitë.
Nëse demokratët do të votonin nesër për liderin e tyre të ri ai do të ishte Sali Berisha. Sondazhi mat jo vetëm situatën brenda PD-së por dhe si e ka nisur qeverisjen e mandatit të tretë kryeministri Edi Rama.
Kampioni i sondazhit është 1 mijë. 40 % e të anketuarve janë deklaruar afër PD-së. Marzhi i gabimit është 3.5 – 4%.
Pyetje: Nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet për liderin e ri të PD-së, ju cilin do votonit?
30.2% e të anketuarve kanë zgjedhur Berishën, ndërsa 14.3% e tyre kanë zgjedhur Bashën. 47.6% e të anketuarve janë përgjigjur. Asnjëri prej tyre, ndërsa 7.9% e tyre nuk e di.
Mes të anketuarve të PS-së, 17% kanë zgjedhur Berishën, ndërsa 21.5% Bashën.