Gazetari i njohur Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘’Procesi Sportiv’’, foli për akuzat e presidentit të Tiranës, Refik Halili në drejtim të gazetarit Gëzim Sinemati i cili e quajti ‘’mi kanalesh’’ ndërsa bëri dhe një akuzë të fortë ndaj FSHF duke u shprehur se në çarterin e Kombëtares në sfidën me Hungarinë kanë qenë të pranishëm dhe presidentët e klubeve të Kategorisë së Parë.
Akuzat ndaj Gëzim Sinematit: ‘’Nuk më lanë shije të mirë, janë të tjerë që i kanë nxitur këtë situatë. Është një shprehje që thotë se ‘’Nëse do të bësh armiq thuaj të vërtetën’’, dhe këtu ka shumë kosto. Ne jemi kritik ndaj atij që qeveris sistemin dhe aktorëve me të cilët qeveriset sistemi. Unë i uroj mandatin e 6-të dhe asambleja që do të bëhet në shkurt do të jetë formale.
Para një viti e gjysmë nxora diçka në emision, dhe në ndeshjen e radhës në një nga stadiumet e Shqipërisë doli në banderole 40 metra që merrej me mua. Po atë javë, isha në Vlorë ku Flamurtari luante në Superligë dhe tifozët nxorën një banderolë në të cilën thuhej ‘’pulave u ka hije të kakarisin në kotec’’ dhe vetëm për këtë u dënuan me 8 ndeshje pa tifozë. Ndërkohë unë e kisha banderolën me libër shpie, e filmuar dhe fotografuar. Sulme ne do kemi, ky është ambienti, nuk i bëjmë dot anglez presidentët e klubeve, por mungesa e solidaritetit mes nesh, kolegëve. Pse duhet të ketë ekzaltim nga kolegët tanë, të cilët e morën menjëherë dhe e pasqyruan. Kemi sindikata, shoqata gazetarësh të cilët në rastet më banale reagojnë. Gëzimi përmendi Federatën, por nëse një i targetuar do të ishte punonjës i Federatës, do të shikonit se pçfarlë fënimi do të merrte presidenti.
Sapo kemi hyrë në zonën e nxehtë, dy muaj para zgjedhjeve për federatën, do të kemi atë shprehjen që përdor kryeministri ‘’s’keni parë gjë akoma’’, se sot dy njerëz ka që nuk e humbin statusin, kryeministri dhe kreu i federatës. Do të shikoni si do të vijnë sulmet, për shembull sulmi që iu bë profesor Përparim Kabos. Kur më bie rasti të kontaktoj me këta të federatës, thonë ‘u ka mbetur hatri’, i them ju duhet të krijoni një opozitë që të tregoni se ka demokraci në këtë vend, dhe gjërat funksionojnë, jo gjithë të jenë pas jush.
Shkoi Shqipëria në Hungari, ndeshja pa tifoz. Në çarter kanë qenë të gjithë presidentët e klubeve të Kategorisë së Parë. Pse? Sepse janë zgjedhjet. Pse luhet futboll në 3-4 fusha? Sepse janë dhënë paratë tani, se erdhën zgjedhjet prandaj janë bosh stadiumet. Ne nuk duhemi të merremi me personazhet, por me fenomenin. Nëse nuk shkulim fenomenin, kemi për të parë që episodi do të përsëritet shumë shpejtë”, u shpreh gazetari Hoxha.