Banesa e Klodian Çalamanit, personit që ekzekutoi në mënyrë makabër 8-vjeçarin Mateo Vasiu dhe më pas e groposi atë në pjesën e jashtme të shtëpisë, është djegur ditën e sotme.
Policia e Fierit bën me dije se banesa e vrasësit 39-vjeçar në fshatin Gërcalli është përfshirë nga flakët, ndërkohë që nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale.
Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
Informacion paraprak
Në fshatin Grecalli, Fier, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.