Përfshihet në aksident disa automjete në autostradën Lezhë- Tiranë, pjesa e aksit Milot- Mamurras, tre persona te plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa në aksidentin rrugor janë përfshirë katër autovetura, njëra dyshohet të jetë një makinë shoqëruese e ish- kryeministrit Berisha.
Pas përfundimit të takimit në Laç, gjatë kthimit në kryeqytet njëra nga mjetet e eskortës është përfshirë në aksident në afërsi të Fushe Mamurrasit, mësohet tre persona janë lënduar lehtë dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.
Ende nuk janë mësuar shkaqet e aksidentit.