Policia ka dalë me njoftim zyrtar të aksidentit në aksin Milot-Fushë Mamurras ku u përfshinë 4 automjete, dy prej të cilave ishin makinat e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas njoftimit, makina me drejtues shtetasin A.M. ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L. e më pas goditi makinën e eskortës së Berishës.
Ndërkohë që raportohet se shkak i këtij aksidenti është bërë hyrja e një makine kundravajtje.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje teksa mësohet se shoqëruesit e Berishës kanë pretenduar se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme.
Sipas policisë, janë dëmtuar dy shtetas banues në Kosovë.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B.
Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.