Ervis Tusha, truproja ish-kryeministrit z. Sali Berisha ka reaguar ne lidhje me aksidentin e mbremjes se sotme. Tusha shprehet se pas takimit ne qytetin e Laçit rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin e tyre vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje.
Më tej ai thotë se fale aftesise te shoferit te makines s ëish-kryeministrit Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor.
Reagim i Ervis Tushes, truproja ish-kryeministrit z. Sali Berisha ne lidhje me aksidentin e mbremjes se sotme:
Pas takimit në qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin tone vjen një Mercedes i Bardhë 190 me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundërvajtje.
Falë aftësisë të shoferit të makinës së z. Sali Berisha u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes, pasi makina në kundërvajtje ishte me shpejtësi tej normave te lejuara, po kështu edhe dy makinat pas makinës së z. Berisha, ndërsa makina e tretë, e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të fortë për ta shmangur, ku si pasojë është goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor.
E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të shoferit që po i jepte makinës me shpejtësi në autostradë në korsinë e gabuar. Fale zotit të gjithë jemi në gjendje të mirë shëndetësore, përfshirë doktor Berishën