Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla, për shfuqizimin e vendimit për dënimin e tij me dy vite burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike.
Llalla ndodhet në arrati, ndërkohë SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit kanë lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për akuzën e fshehjes së pasurisë në tre episode.
Sot, është caktuar dhe realtori i çështjes së Adriatik Llallës në Gjykatën e Lartë, i cili do të jetë gjyqtari Ilir Panda. Data për shqyrtimin e këtij rekursi të ish-kryeprokurorit shqiptar nuk është caktuar ende.
Avokati mbrojtës i Adriatik Llallës ka kërkuar dënim më të butë pasi klienti i tij vuan nga një sëmundje e rëndë.