Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Golem, ku burrë e grua janë gjetur të pajetë në banesë, ku dyshohet se vdekja është shkaktuar prej asfiksisë nga gazi.
NJOFTIMI
Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.