Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës.
Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook.
Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.
“Ftojmë të gjithë demokratët shqiptarë nga Shtetet New Yersey, New York, Pennsylvania, Connecticut etj”, thuhet në ftesën e organizatorëve, duke njoftuar edhe vendin ku do të mblidhet diaspora, në ‘Marriot’ Hotel, 138 New Pehle Ave, Saddle Brrok, New Jersey 07663, USA.
Sipas gjasave, do të jetë takim në formatin online për sa kohë Berisha vazhdon të jetë “non grata” në SHBA.