Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi ka kërcënuar dhe shantazhuar bashkëshorten se do ta vriste. Ngjarja ka ndodhur në Laç, ndërsa pas arrestimit personit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.
Mësohet se i arrestuari është Arben Oroshi dhe akuzohet për veprat penale” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” , “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike “.
Njoftimi i policisë
Kërcënonte dhe shantazhonte bashkëshorten se do ta vriste, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.
Vihet në pranga 40-vjeçari.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.
Shërbimet e Policisë Kurbin kanë marrë njoftim së në lagjen nr.6 Laç, Kurbin shtetasi A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij shtetasen D.O., dhe që dyshohej se mbante armë në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.O.,43 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.
Matrerialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” , “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike “.