Një vajzë e mitur, 12 vjeçe ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesë, ndërsa babi i saj ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, mbrëmjen e kësaj të diele.
Siç raportohet nga vendgjarja, vajza e cila ka humbur jetën është Krisanthi Ndrico, ndërsa babi i cili ndodhet në spital është Irakli Ndrico.
Ajo ishte brenda banesës në momentin kur ka rënë zjarri, ndërsa dyshohet se ajo ishte me autizëm.
Paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit është bërë mënyra e ngrohjes.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.