Presidenti çek, Milos Zeman, ka dekretuar liderin e një aleance të qendrës së djathtë, Petr Fiala, si kryeministër.
E pazakonta në këtë ceremoni kishte të bënte me faktin se presidenti qëndronte në një “kuti” xhami pasi rezultoi se ishte i infektuar me koronavirus.
77-vjeçari ishte i ulur në një karrige me rrota dhe i shoqëruar nga një mjek i veshur tërësisht me pajisje mbrojtëse, pasi u sëmur me Covid gjatë një qëndrimi prej gjashtë javësh në reanimacion.
Fiala kryeson një bllok prej pesë partish opozitare të qendrës dhe të qendrës së djathtë që fituan zgjedhjet në tetor, duke rrëzuar kryeministrin aktual Andrej Babiš dhe aleatët e tij.