Familjarë të ish- kryekomunarit Pashko Ujka kanë bërë thirrje për dhurues gjaku. Kerkesa është shpërndarë përmes mediave e gazetarëve të Shkodrës, ku specifikohet se kërkohet dhurues gjaku i grupit A negativ.
Personat që kanë këtë grup, ftohen nga familjarët të dhurojnë në mjediset e Spitalit Rajonal të Shkodrës ku ujka u dërgua pasi u plagos me armë zjarri në afërsi të Katedrales Orotodokse të Shkodrës mbrëmjen e sotme.
Paraprakisht u deklarua se ai kishte marrë një plagë në shpinë dhe ishte jashtë rrezikut për jetën. Por mesa duket ai ka nevojë për dhurues gjaku, duke shtyrë familjarët e tij të bëjnë thirrje publike.
Pashko Ujka ka qenë deputet i Shqipërisë si përfaqësues i Aleancës Demokratike në Shkodër dhe më pas, edhe kryetar i Komunës Velipojë në vitet 2011- 2015.