Ka ndërruar jetë në spital, ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Ka qenë në shoqërinë e bashkëshortes dhe vëllai të tij Pashko Ujka, ish- kryetari i Komunës Velipojë i cili u plagos mbrëmjen e sotme në afërsi të Katedrales Ortodokse në Shkodër. Fatmirësisht, dy shoqëeruesit e Ujkës, kanë shpëtuar pa asnjë pasojë nga të shtënat.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bisneseve në zonë ndërsa dritë mbi ngjarjen e rëndë mund të hedhin edhe personat që ishin me të, edhe pse errësira mbase nuk u ka lënë shumë mundësi të njohin dikë.
Teksa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, janë dy pistat kryesore ku po punohet. Fillimisht, ndonjë konflikt lidhur me pozicionin e tij si ish- kryetar Komune në Velipojë por edhe me aktivitetin e tij si ndërtues në Shkodër vitet e fundit pas lënies së mandatit si kryekomunar.