Në orët e para të mbrëmjes së kaluar, rreth orës 18.15, Pashko Ujka, ish- deputet dhe ish- kryetar i Komunës Velipojë, ra pre e një atentati në afërsi të Katedrales Ortodokse të Shkodrës. Rreth një orë e gjysmë më pas, në Spital Rajonal të Shkodrës, Ujka ndërroi jetë.
Janë të shumtë të afërmit, miqtë e të njohurit që në këto orë kanë shprehur dhimbjen e tyre për vdekjen e Ujkës. Në rrjetet sociale, janë komente të shumta, ndërsa nuk ka munguar edhe një mesazh i ndjerë i vajzës së Pashko Ujkës, Rozita.
“Une nuk e di si ndodhi kjo gja por du te kujtoj gjithmone ishtu… se di ku do e gjej forcen me i tregu Leos qe sje ma po do i flas gjithmone per ty se ti per mu ishe gjithcka… me ke ndihmu gjithmone e ke ken Babi ma i mir ne bot e une skam per te harru kurre e kam me te majt thelle ne zemren time 🙏🙏”, shkruan Rozita Ujka në publikimin e saj.
Këta pak rreshta që reflektojnë dhimbje por edhe krenari për prindin e saj, ajo i shoqëron me një foto ku i ndjeri ka pozuar me nipin e tij, djalin e Rozitës. Për koencidencë fatkeqe, si foto cover në Facebook Rozita ka një pozë të babait të saj me dy fëmijët, afër vendit ku mbrëmë iu bë atentati fatal që i mori jetën. ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet e veta familjet Ujka, të afërmëve, miqve e të njohurve për këtë humbje të madhe. /ShkodraWeb/