Ditën e sotme përfaqësues të Partisë Demokratike, dega numër 11 në Tiranë, kanë mbërritur në selinë blu për të bërë të ditur emrat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar që kanë votuar pro thirrjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së në datën 11 Dhjetor.
Thënë ndryshe janë lexuar emrat e të gjithë mbështetësve të Kuvendit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në degën 11 ka 117 delegatë me të drejtë vote/ 88 kanë firmosur pro thirrjes së Kuvendit në datën 11 Dhjetor/ 5 janë emigrantë.
Me afrimin e 11 dhjetorit, po shtohen deklarimet e emrave të delegatëve që kanë firmosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar me këtë datë.