Gjatë një interviste në “ABC News” Basha zbuloi se nuk ka komunikuar me zë me Berishën që prej 9 shtatorit, por ka marrë prej tij mesazh ngushëllimi për fatkeqësi familjare.
Pjesë nga intervista
Pyetje: Do të uleshe me Berishën për ta zgjidhur këtë situatë?
Basha: Edhe një herë po ta them, unë personalisht nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë me Berishën.
Pyetje: A do kërkonit një tryezë?
Basha: Nuk është se ka kërkuar…
Pyetje: A do ta kërkonit ju?
Basha: Për çfarë….PD nuk shpëtohet nga përçarja duke vendosur interesat personale mbi ato demokratëve. Në momentin që ai e ndal këtë nuk ka asnjë pengesë, sepse falë investimit tim është akoma në PD dhe në Parlament.
Pyetje: Kur keni komunikuar për herë të fundit me Berishën?
Basha: Më 9 shtator.
Pyetje: Asnjë komunikim më pas?
Basha: Jo me zë. Për çështje private, familjare, për fatkeqësi familjare kemi pasur shkëmbime mesazhesh. Ngushëllime.