Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha hodhi poshtë pretendimet e ish-kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se pas humbjes në zgjedhjet e 2017-ës i kishte kërkuar kryedemokratit dorëheqjen.
Në një intervistë në “Abc News” Lulzim Basha i konsideroi pohimet e Berishës si pjesë të kulturës boleshevike të shpikjes kur cenohet interesi personal.
Pyetje: Ju kërkoi Berisha të jepnit dorëheqje në 2017-ën?
Basha: Jo nuk është e vërtetë. Kjo kulturë duhet të marrë fund. Jemi bashkë, kalojmë mirë, dhe pastaj shpik gjëra të paqena. Kjo është pjesë e kulturës bolshevike që duhet të marrë fund. Sa kohë të kam në krah, je më i miri, Ramës i duhen tre jetë të bëjë atë që ka bërë Basha, në momentin që të cenohet interesi shpik diçka. Dorëheqja për të ikur dhe për tu rikthyer prapë është akt mashtrimi publik. Dorëheqja pa kthim po. Kuvendi ka vendosur që të mos jetë në Statut.
Pyetje: Sa zgjedhje duhet të humbasë një lider që të japë dorëheqjen?
Basha: Një palë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse nuk do kisha konstatuar masakrën e 25 prillit, padyshim që vendimi im do ishte dorëheqja.