Nga Nebil ÇIKA
Fatbardha Saraçi Mulleti, mbesa e Qazim Mulletit e ftuar nga un në emisionin “Rrno për me tregue” në Shijak Tv, më tregoi live një incident të autorit të komedisë “Prefekti” Besim Levonja me mësuesen e tij pas premierës së saj në Tiranë. Mësuesja e tij ne gjimnaz, motra e gazetarit dhe shkrimtarit të njohur Skrifter Këlliçi (ndjesë por nuk ia mbaj mend emrin), kushërirë e parë e prefektit Qazim Mulleti i kërkoi atij të lironin nxënësin e saj Besim Levonja, të arrestuar si anëtar i njësitit gueril terrorist komunist të Tiranës dhe që akuzohej për akte të rënda terroriste përfshi edhe vrasje.
“Eshtë ende fëmijë dhe i talentuar”, i tha ajo Qazim Mulletit i cili ia plotësoi menjëherë kërkesën, duke urdhëruar lirimin e tij nga burgu . “Të shohim çfarë do të na bëjë ky talenti yt”, i tha prefekti mësueses së Levonjës pasi e liroi nga burgu .
Nuk kaloi shumë dhe “talenti” terrorist Besim Levonja ia “shpërbleu” nderin atij që i shpëtoi jetën duke shkruar një vepër terroriste që e quajtën “komedi” por që në fakt ishte një gjyq politik publik i mbështetur mbi mashtrime dhe denigrim, një vepër tipike terroriste komuniste, ku u përdorën emrat e vërtetë të prefektit Mulleti dhe familjarëve të tyre përfshi edhe djalin ende fëmijë, e paparë kjo edhe në letërsinë e artin e realizmit socialist deri në atë moment.
Premierën e pa edhe një mësuese ruse që ishte sjellë për ti mësuar rusishten drejtueseve të lartë komunistë por që jepte rusisht edhe në shkolla. Ajo kishte nxënës Reshitin, djalin e prefektit Mulleti dhe kur beri apelin të nesërmen, i tërhoqi vëmendjen emri dhe pyeti nëse “ishte ai i komedisë”. Po, iu përgjigj klasa në një zë. Mësuesja ruse ndërhyri duke thënë se kjo ishte e gabuar dhe se edhe në Bashkimin Sovjetik “Stalini nuk lejonte përmendjen ne letërsi e art me emra e mbiemr real edhe të ‘armiqve’ dhe familjarëve të tyre”, u tha ajo fëmijëve .
Mësuesja Këlliçi, e revoltuar nga mosmirënjohja kriminale e Levonjës, shkoi të nesërmen në klubin e Lidhjes së Shkrimatrëve dhe Artistëve dhe e pështyu publikisht në fytyrë Levonjën për atë që kishte bërë, duke i kujtuar se pikërisht ai prefekti që i kishte shpëtuar jetën. Për këtë incident mësuesen e pushuan nga puna…!